SOKOLI HODO


SOKOLI HODO
✤ (1841-1883). Veprimtar i dalluar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetar i Komitetit të degës së Lidhjes për Shkodrën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vëndit. Qysh në fillim të vitit 1880 doli hapur kundër vendimit të Portës së Lartë për t’i dorëzuar Malit të Zi Hotin dhe Grudën (shih:

Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës) dhe në mënyrë demonstrative zhveshi publikisht uniformën e kolonelit të xhandarmërisë turke. Shembullin e tij e ndoqën edhe shumë oficerë të tjerë shqiptarë që shërbenin në ushtrinë osmane.

Në prill-korrik 1880 H. S. drejtoi luftimet për mbrojtjen e Hotit dhe të Grudës dhe dha një ndihmesë të rëndësishme për kurorëzimin me sukses të luftës së vullnetarëve shqiptarë kundër ushtrisë së rregullt malazeze.

Pas rënies së Ulqinit në duart e Malit të Zi (26 nëntor 1880) komandanti i ushtrisë osmane Dervish pasha bashkë me disa veprimtarë të degës së Shkodrës, arrestoi edhe H. S. dhe e internoi në Anadoll, prej nga ai nuk u kthye më.

(Q. Ze.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sokoli Hodo


[cite]