SOKOLI ISUF
✤ (rreth 1820-1880). Veprimtar i dalluar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, luftëtar
për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Lindi në Shkodër. Mori pjesë si përfaqësues i Shkodrës në mbledhjen për ‘formimin e Lidhjes (qershor 1878) në Prizren. Si komandant i forcave vullnetare shqiptare luftoi për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë (1879). Udhëhoqi forcat vullnetare për mbrojtjen e Ulqinit (nëntor 1880), ku u plagos rëndë. Vdiq pas 3-4 ditësh në Shkodër.’
(Xh. R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sokoli Isuf
[cite]