SOKOLI MIC
✤ (1839-1881). Luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit. Lindi në Fang të Bujanit në një familje patriotësh. Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. Mori pjesë në luftimet e
Gjakovës
kundër
Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Guci, në Hot, Grudë,
Tuz, Prizren,
Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Shkup. Në betejën e Slivovës (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish pashës kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës.
(S. Kr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sokoli Mic
[cite]