SONDAT E SHPIMIT


SONDAT E SHPIMIT
✤ Tërësi pajisjesh për shpimin e puseve, që përfshijnë kullën, makineritë e shpimit, pompat, motorët etj. Ndahen në sonda për shpimin e puseve të cekët, zakonisht për kërkimin e zbulimin e mineraleve të ngurtë edhe në sonda për shpimin e puseve të thellë të kërkimit, zbulimit dhe nxjerrjes së naftës e të gazit. Të parat kanë peshë dhe përmasa të vogla herë-herë janë të vendosur në mjete të lëvizshme. Ndërsa S .e Sh. të thella kanë peshë dhe përmasa të mëdha, vendosen në bazamente të palëvizshme, ose në platforma lundruese kur .shpohet në det.

Në Shqipëri janë projektuar dhe prodhohen disa lloje S. të Sh. Për shpimin e puseve për kërkimin e zbulimin e mineraleve të ngurtë Uzina mekanike e gjeologjisë prodhon sondën «35 vjetori i Çlirimit» për thellësi shpimi 300 m, si dhe sondat H 670 e H 1200 për jthellësi shpimi përkatësisht 670 e 1200 m. Për shpimet e puseve të naitës dhe të gazit uzinat mekanike në Q. Stalin e Patos prodhojnë sondat «Tomori 50» e «Naftëtari 200 m» për thellësi shpimi përkatësisht 1600 e 5000 m. Në uzinat mekanike të vendit prodhohen edhe të gjitha pjesët e ndërrimit për sondat që përdoren në industrinë e naftës dhe në kërkimet e mineraleve të dobishme.

(F. Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sondat E Shpimit


[cite]