SOPIKU
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (JL). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Livadhja (shih). Dëshmohet si vendbanim i vjetër i shek. II. Eshtë i përmendur për luftën e ashpër klasore mldis bujqve e çifligarëve. Gjatë regjimit zozist në shtator 1925 pronarët çifligarë të S., me përkrahjen e organeve qeveritare lokale, i ndaluan rujqit të punonin tokat dhe ua dhanë me qira pronarëve blegtorë, nga të cilët siguronin më shumë të ardhura. Ata grabitën edhe kullotat, që ishin pronë e rshatit dhe u orvatën të dëbonin nga S. më se 100 familje bujqish. Fshatarët e S. iu kundërvunë çifligarëve. Në shtator 1927, 400 bujq, shumica gra, sulmuan postëkomandën e xhandarraërisë dhe çifligarët. Forca të shumta të xhaniarmërisë e shtypën revoltën fshatare. Rreth 550 burra, gra e fëmijë të S. u detyruan të largoheshin nga fshati, por më vonë u rikthyen -gaqë çifligarët përkohësisht u tërhoqën. Më 1935 konflikti u rindez, për arsye se çifligarët u orvatën përsëri t’i dëbonin fshatarët bujq nga tokat e bukës dhe t’u rrëmbenin kullotat. Popullsia e S. protestoi energjikisht dhe konflikti u kaloi përsëri organeve gjyqësore, por rë drejtat e fshatarëve nuk u njohën. Ngjarjet e S. ndihmuan për demaskimin e regjimit zogjst si shtypës të fshatarëve dhe mbrojtës të hfligarëve shfrytëzues. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ’. Në nëntor 1943 u rgrit Këshilli NÇ. Më 12.2.1943 u çarmatos porrëkomanda italiane nga çeta Çamëria. Koop. bujçësore u ngrit në prill 1955. Sot përfshihet në ioop. e bashkuar «Lefter Talo». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave dhe rritja e bagëtive të imëta. S. ka shkollë 8-vjeçare, vaatër kulture,, muze, grup polifonik.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sopiku
[cite]