SOVRANITETI


SOVRANITETI
✤ Plotfuqishmëria e pushtetit të shtetit tonë të diktaturës së proletariatit brenda vendit dhe pavarësia e tij në marrë’dhëniet ndërkombëtare, d.m.th. e drejta e tij për të përcaktuar vetë sistemin e vet politik e shoqëror dhe mënyrën e veprimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sovraniteti përbën një ndër elementet thelbësore të personalitetit juridik ndërkombëtar të shtetit. Imperializmi dhe revizionizmi, duke luftuar kundër sovranitetit, si shprehje e lirisë dhe e pavarësisë së popujve, kanë formuluar e propagandojnë teori të ndryshme për kufizimin ose edhe eliminimin e tij, si «teoria e sovranitetit të kufizuar» e revizionistëve sovjetikë, e .cila në fakt s’është gjë tjetër veçse justifikim teorik i shovinizmit të shtetit të madh të Bashkimit Sovjetik. PPSH dhe RPSSH, duke demaskuar e hedhur poshtë këto teorizime, luftojnë me konsekuencë për mhrojtjen e sovranitetit të shtetit shqiptar si dhe të shteteve të tjera, që vihen në rrezik nga imperialistët dhe socialimperialistët.

(K. Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sovraniteti


[cite]