SOTIRI PANDELI


SOTIRI PANDELI
✤ (1843-1891). Figurë e shquar e arsimit shqiptar në periudhën e Rilindjes Kombëtare, Mësues i Popullit. Ishte nxënës i Koto Hoxhit në shkollën e Qestoratit. Studimet e larta i kreu në Vjenë (Austri) ku ushtroi profesionin e mjekut. P. S. iu kushtua lëvizjes për çlirimin kombëtar, për’ arsimin dhe shkollën shqipe. Qe një nga anëtarët e grupit që më 1880 themeluan Shoqërinë e Stambollit. Si përfaqësues i kësaj shoqërie në Bukuresht ndihmoi shoqërinë e atjeshme *Dega e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqip». Pas ndërprerjes së hotimit të revistës «Drita» ajo vazhdoi me titullin «Dituria» e hotuar me emrin e P. S. Ai dha ndihmesë të shquar për mbarëvajtjen e mësonjëtores shqipe të ,Korçës, duke qenë drejtor i parë i saj dhe i pari mësues i shqipes në këtë shkollë. Për veprimtarinë e tij u vra në Stamboll nga armiqtë e çështjes kombëtare shqiptare.

(K. X.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sotiri Pandeli


[cite]