SPAHIU ISLAM


SPAHIU ISLAM
✤ (1838-1928). Udhëheqës i njohur popullor i krahinës së Lumës (Kukës) në luftërat për liri e pavarësi kundër pushtuesve osmanë dhe për mbrojtjen e vendit nga shovinistër serbomëdhenj. Nën ndikimin e rilindësve u bë propagandist dhe përhapës i mësimit të gjuhës shqipe në Lumë. Me nismën e tij, u hap nga i biri, Riza Spahiu, shkolla e parë shqipe në Kolesjan, më 11 tetor 1911. U dallua në organizimin e kryengritjes antiosmane të Lumës të vitit 1903, të qëndresës kundër forcave osmane të Xhavit pashës në Qafën e Kolesjanit më 1909, si dhe kundër forcave shoviniste serhe në vitin 1912. dhe 1919-1921.

I. S. luftoi me vendosmëri për demokratizimir. e vendit përkrah Bajram Currit, Hasan Prishtinës dhe atdhetarëve të tjerë revolucionarë të krahinës. Dha një ndihmesë të shënuar për zgjedhjen e Avni Rustemit dhe të grupit antizogist të opozitës në Asamblenë Kushtetuese. në dhjetor të vitit 1923.

(S. F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Spahiu Islam


[cite]