SPAHIU SHUAIP
✤ (1819-1887). Një nga organizatorët dhe udhëheqësit e shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, luftëtar i vendosur për bashkimin e shqiptarëve në një vilajet të vetëm me administratë shqiptare. Ndihmoi për mbrojtjen e Ulqinit, Plavës e Gucisë e të viseve të tjera shqiptare kundër aneksimit nga ana e Malit të Zi dhe Serbisë.„ Militoi në krahun më revolucionar të Lidhjes së Prizrenit dhe në maj 1880 u zgjodh nënkryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe kryetar i Degës së Lidhjes për Prizrenin, duke mbajtur dhe detyrën e prefektit për qytetin. Bëri thirrje për qëndresë të armatosur kundër ushtrisë osmane të komanduar nga Dervish pasha. Në prill 1881, Dervish pasha e burgosi dhe e internoi me djemtë në Edrene, ku edhe vdiq, me sa duket i helmuar.
(S. F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Spahiu Shuaip
[cite]