SPANI PJETËR


SPANI PJETËR
✤ Zotërues feudal i Pultit në Shqipërinë e Veriut, pinjoll i familjes feudale të Spanëve, bashkëkohës i Skënderbeut. Në fillim të shek. XV pinjollë të kësaj familjeje përmenden si proniarë të mëdhenj në rrethin e Shkodrës në shërbim të Venedikut.

P. S. me katër bijtë e tij mori pjesë në Kuvendin dhe Lidhjen Shqiptare të Lezhës (shih). Megjithë angazhimin që mori si pjesëtar i saj, P. S. nën presionin politik të Venedikut, nuk mori pjesë në luftën e Lidhjes për çlirimin e Dejës kundër Venedikut në vitin 1448. Emri i P. S. mbeti i lidhur me zotërimet e tij në Pult. Ne regjistrat kadastrale osmane të shek. XV e XVI ai haset si toponim «Petrishpan.» (P.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Spani Pjetër


[cite]