SPAHIU
✤ Feudal osman që zotëronte feud (timar) me të ardhura vjetore deri në 20.000 akçe. S. e gëzonte timarin me kusht që të shkonte në luftë si kalorës i armatosur me shpenzimet e veta’ sa herë që e quante të nevojshme pushteti qendror. Kur të ardhurat e timarit e kalonin shumën e caktuar nga kanunet për jetesën e vetë S. (3000 akçe), atëherë ai ishte i detyruar të dërgonte një kalorës të armatosur (xhelelu) për çdo 3000 akçe më shurrfë. Kur nuk i përgjigjej thirrjes, S. zhvishej nga feudi, kurse po të tregohej besnik dhe të kryente mirë shërhimin ushtarak shpërblehej me zmadhimin e feudit. Zotërimi i timarit nuk ishte i përjetshëm, por i biri i S. mund të trashëgonte timarin nëse ai përmbushte detyrimet që kishte i ati.
Në kohë paqeje S. ishte i detyruar të jetonte në feud për të kryer rolin e vet si feudal. Brenda feudeve S. kishin zakonisht edhe ekonomi të tyre personale të njohura me emrin hassa çifligje. Gjatë periudhës së lulëzimit të sistemit të timarit në shek. XV-XVI, S. përbënin pjesën dërrmuese të klasës feudale, si dhe forcën më të rëndësishme ushtarake të Perandorisë Osmane në përgjithësi e po ashtu të trevave shqiptare në veçanti. Me shthurjen e këtij sistemi u dobësua pozita ekonomike, shoqërore a politike e tyre. Vendin e S. për forcat ushtarake e zuri dora-dorës hylykhashi, që sillte me vete ushtarë të pajtuar me rrogë.
(S.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Spahiu