SPARTAKIADA


SPARTAKIADA
✤ Veprimtari masive sportive, që përfshin një varg garash për lloje të ndryshme sporti me pjesëmarrjen e shoqërive sportive dhe që përmban një manifestim. -Zhvillohet në bazë zone e rrethi, si dhe në shkallë kombëtare. Organizohen periodikisht që më 1951 S. për kategori të ndryshme punonjësish, si S. kombëtare e klasës punëtore, e kooperativave bujqësore. e shkollave të mesme, S. ushtarake etj. S. e shkollave të larta njihet si Lojërat Kombëtare Stuientore. Nga manifestimi fizkulturor i vitit 1979 S. I kombëtare u organizua më 1958-1959, finalet në tetor 1959, me rastin e 15-vjetorit të Çlirimit. U aktivizuan 115.000 veta. S. II u bë më 1969, përfshiu edhe S. I. kombëtare të të rejave (1968). S. III u bë më 1974, në finalet u zbatua sfondi shoqërues në stadium. Për S. IV më 1979 u aktivizuan 500.000 veta, në manifestim morën pjesë 15.000 veta, u thyen 173 rekorde. Më 1983 u bë S. XX kombëtare e Pionierëve.

Në S. V kombëtare (1984) u aktivizuan 750.000 veta, u thyen 155 rekorde kombëtare. Finalet e saj u hapën me manifestimin e 24.000 të rinjve e të rejave, që kryen ushtrime sportive e artistike në një sfond të ndërrueshëm me parulla e pllakate me ngjyra.

(M.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Spartakiada


[cite]