SPASSE STERJO


SPASSE STERJO
✤ Romancier dhe tregimtar. Lindi në Gllomboç të Prespës (Korçë), ku ndoqi mësimet e para. Më 1932 kreu shkollën Normale të Elbasanit dhe punoi si mësues. Nisi të shkruaj ë herët duke botuar tregime dhe shkrime të ndryshme në revistën «Normalisti», «Shqipëria e Re» etj. Më 1935 botoi romanin «Pse?që e bëri të njohur në shtresat e gjera të lexuesve të kohës. E përshkuar nga një pesimizëm i tejskajshëm, vepra paraqet një intelektual të ri të ndershëm nga gjiri i popullit, që orvatet pa sukses të gjejë rrugëdalje nga atmosfera e rëndë shpirtërore e kohës. Në vitet 1936-1938 S. S. shkroi romanin «Afërdita», që e botoi më 1944.

Çlirimi i vendit dhe ndërtimi i rendit socialist shënuan një etapë të re më të lartë në krijimtarinë letrare të S. S. Në këtë kohë shkrimtari kalon në pozitat e realizm.it socialist dhe shkruan një varg romanesh që e bëjnë një ndër përfaqësuesit e shquar të letërsisë së sotme. Në «Ata nuk ishin vetëm» (1952), romani i tij më i rëndësishëm, pasqyrohet me vërtetësi jeta plot mjerim dhe poshtërime e fshatarësisë së varfër nën monarkinë çifligaro-borgjeze, lufta e saj për të mbrojtur të drejtat përballë grabitjes dhe shtypjes së bejlerëve, të përkrahur nga autoritetet qeveritare. Lidhur ngushtë me rritjen e qëndresës së bujqve, autori dha figurën e fshatarit të varfër, që fiton ndërgjegjen e klasës. Paraqitjes së jetës socialiste i kushtohen romanet: «Afërdita përsëri në fshat» (1954), «Buzë liqenit* (1965) dhe «Zjarret» (1972).

Në vitet 70 S. S iu kthye sërish pasqyrimit të së kaluarës. Më 1974 botoi romanin «Zgjimi», me të cilin hapet cikli «Rilindasit», ku hyjnë edhe romanet «Pishtarë» (1975), «Ja vdekje, ja liri» (1978) dhe «Kryengritësit» (1983). Në to tregohet lufta e popullit shqiptar nga fundi i shek. XIX e deri më 1912 për fitimin e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare. Këto vepra shquhen për paraqitjen e popullit si forcë vendimtare e lëvizjes, për kuptimin e drejtë të ngjarjeve historike, për frymën epike. Moria e fakteve dhe e skenave, zhvillimi i subjektit në disa rrafshe, vënia në qendër të rrëfimit e ndodhive historike, në dritën e të cilave zbulohen karakteret e përfaqësuesve të klasave e të shtresave të ndryshme shoqërore, përdorimi gjerësisht i përshkrimeve dhe i imtësive etnografike e jetësore, janë tiparet kryesore të stilit të S. S. që u shfaqën në mënyrë të olotë në ciklin «Rilindasit».

(Ko. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Spasse Sterjo


[cite]