SPECIALIZIMI NË INDUSTRI


SPECIALIZIMI NË INDUSTRI
✤ Formë e organizimit racional të prodhimit shoqëror që pasqyron përqendrimin me plan në degë e ndërmarrje të veçanta të prodhimit të Hojeve të caktuara të produkteve. S. në I. ndikon në shtimin e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së tij, në rritjen e rendimentit të punës dhe në uljen e kostos së produkteve.

Dallohen tri forma të S. në I.: sipas produktit të gatshëm; sipas pjesëve përbërëse të produktit dhe sipas procesit teknologjik. Në botën kapitaliste, borgjeze e revizioniste, S. në I. përdoret për të shtuar shfrytëzimin e punonjësve, ndërsa në plan ndërkombëtar si mjet i politikës neokolonialiste që ndjekin vendet e zhvilluara, në radhë të parë dy superfuqitë, për të shfrytëzuar ekonomikisht vendet e prapambetura. Në RPS të Shqipërisë, në procesin e industrializimit socialist, S. në I. ka ardhur vazhdimisht duke u thelluar.

(E. Lu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Specializimi Në Industri


[cite]