SPINAQI
✤ (Spinacia oleracea L.) Bimë barishtore njëvjeçare e familjes kenopodiore (CTienovodicicea), me gjethe vezake dhe heshtore, me bishta me ngjyrë të gjelbër të errët ose të çelët, me sipërfaqe të lëmuar ose të rrudhosur, me kërcell të ngritur, cilindrik, tulor, 0.7-0.8 m të gjatë, me lule mashkullore të vendosura në kalli, ndërsa ato femërore sqetullore me dy brakteza të qëndrueshme. S. është me prejardhje nga Azia e Mesme, i përhapur në shumë vende të botës. Në Shqipëri S. rritet në të gjitha krahinat. Kultivarët më të përhapur janë Viroflej dhe Matador, që japin prodhim të cilësisë së mirë dhe rendimente të larta. Kultivohet duke e mbjellë në fushë të hapur ose në serra. Përdoret gjërësisht për gatime të ndryshme. S. ka vlera ushqimore, përmban vitamina, sidomos A e C, kripëra minerale të kaliumit, të kalciumit, të natriumit. S. ka përmbajtje të lartë të hekurit (3 mg në 100 gr) në formë të oksalatit i cili është pothuajse i paasimilueshëm nga organizmi i njeriut
(A. Ok.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Spinaqi
[cite]