SPORTET
✤ Tërësia e lojërave dhe e ushtrimeve fizike sipas rregullave të caktuara, për të cilat bëhen stërvitje e organizohen ndeshje dhe që kanë për qëllim zhvillimin e gjithanshëm të njeriut, kalitjen e trupit, edukimin e eilësive morale dhe argëtimin e çlodhjen e kulturuar. Llojet kryesore janë: veprimtaritë për arritje ose përfundime sa më të larta (për të cilat ka ndeshje e gara zyrtare), S. si pjesë e programeve snkollore dhe S. masive nga amatorët. Mundja fhe ngritja e peshave quhen S. të rënda. Në rmallin e Shqipërisë dëshmohet zhvillimi i S. që në periudhën ilire, sidomos në qytetet si Dyrrahu, Apolonia, Amantia, Bylisi etj. ku kishte ndërtesa e fusha sportive dhe organizoheshin gara. Para Çlirimit ushtroheshin disa lloje sporti me pjesëmarrje të kufizuar. Në trajtën e veprimrarive të organizuara futbolli dëshmohet qe më 1913, basketbolli më 1919, çiklizmi e atletika më 1920 etj.
Pas Çlirimit S. patën një zhvillim të vrullshëm e masiv si pjesë përbërëse e kulturës fizike (shih) dhe një ndër mjetet e edukimit fi-‘ zik
(I. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sportet
[cite]