SPITENI
✤ Fshat në rrethin e Lezhës, anës rrugës Lezhë-Milot. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Zejmenit (shih). Gjetjet arkeologjike dëshmojjnë për një vendbanim ilir. Periudhës së mesjetës i përkasin një varg kishash paleokristiane. Shtëpitë ishin në kodër, pjesa më e madhe e fshatit ishte kënetë. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Janë bërë luftime të ashpra te «Ura e Dërrasave». Kolektivizimi i bujqësisë u bë në shtator 1956. Sot përfshihef në koop. e bashkuar të Zejmenit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, i misrit, lulediellit, dhe rritja e gjësë së gjallë. Ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Spiteni


[cite]