STËRMILLI HAKI
✤ (1895-1953). Shkrimtar patriot dhe demokrat. Lindi në Dihër të Madhe. ku mori mësimet e para; kreu gjimnazin turk në Manastir. Në vitet 1920-1924 hyri në lëvizjen demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë «Bashkimi».
Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit 1924 si emigrant politik në Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkë, e vijoi luftën kundër regjimit zogollian dhe bashkëpunoi në faqet e «Lirisë kombëtare* dhe «Federacioni . Ballkanik». Më 1930 policia jugosllave ua dorëzoi autoriteteve të A. Zogut, që e dënoi me hurgim. H. S. mori pjesë si partizan në Luftën ANÇ, ishte anëtar i KANÇ-it. Pas Çlirimit është zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor.
Hapat e parë në letërsi i bëri në fillim të viteve 20, me drama («Dibranja e mjerueshme», 1923, «Dashuni e besnikri» 1923, etj.), në të cilat i bëhet jehonë luftës heroike të dibranëve kundër shovinistëve serbë. Shkroi edhe librin «Burgu» (1935). Vepra e tij më e shquar është romani Sikur t’isha djalë (1936), ku kritikohen rreptë despotizmi familjar, normat e moralit sundues që ndrydhnin personalitetin e femrës shqiptare. Romani u prit mirë nga shtresat demokratike dhe shpejt u bë një nga veprat më të lexuara të kohës. Më 1968 u botua romani Kalorësi i Skënderbeut. Në të dy këto vepra autori ka bërë përpjekje për një pasqyrim me vërtetësi të jetës, por nuk i ka shpëtuar një fryme sentimentaliste. Problematika e re e gjeti pasqyrimin në dramën për fëmijë «Trashëgimtarët tanë» (1950), ku trajtohet pjesëmarrja e fëmijëve krahas të mëdhenjve në luftën kundër zgjedhës fashiste. Mbajti një ditar që u botua me titullin «Shtigjeve të lirisë» (1966), me vlera njohëse e letrare. Në të autori rrëfen për ngjarje të rëndësishme të historisë së Luftës ANÇ në vitet 1943-1944, për patriotizmin dhe heroizmin e popullit. H. S. la të papërfunduara disa vepra letrare e historike. (N. J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Stërmilli Haki