STACIONET E POMPIMIT


STACIONET E POMPIMIT
✤ Komplekse makinerish e pajisjesh të vendosura për të ngritur ujë ose lëngje të tjera. Përbëhen nga pompat, motorët, gypat, pajisjet ndihmëse hidraulike, mekanike, elektrike etj. Përdoren për ujitjen e tokave, për furnizimin me ujë të qendrave të banuara dhe të veprave industriale, për çuarjen e naftës nga vendet e nxjerrjes në vendet e përpunimit, si edhe për qëllime të tjera industriale, komunale etj. Stacionet e pompimit që shërbejnë për të hequr ujëra të kullimit, ujëra të zeza etj. quhen edhe hidrovore (shih). Më 1983 nëpërmjet S. të P. ujiteshin 110.000 ha tokë ose 30% e aftësisë ujitëse të vendit.

(Z. Ra.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Stacionet E Pompimit


[cite]