STAMLES
✤ (Shoqëria Tregtare Anonime për Monopolin e Letrave dhe të Shkrepëseve). E para shoqëri anonime që ka vepruar në fushën e industrisë dhe një nga më të mëdhatë e vendit. U krijua më 1923 nga një grup kapitalistësh. Qendrën e ka pasur në Durrës. Kapitali aksionar fillestar ka qenë 186.000 fr. ari, ndërsa më 1928 arriti më 1.5 milionë fr. ari.
STAMLES zhvilloi veprimtari në degë të ndryshme të ekonomisë: në fillim ushtroi monopolin e letrës së cigareve e të shkrepëseve, më vqnë në prodhimin e duhanit kaush e të cigarave. Më 1934 mori koncesionin e elektrikut, ngriti centralin elektrik në Durrës dhe u mor me prodhlmin e shitjen e energjisë elektrike në këtë qytet. Prej saj u krijua dhe shoqëria «Krahu» që zhvilloi veprimtarinë në sektorin e ndërtimit. STAMLES u shtetëzua nga pushteti popullor në prill 1946.
(I. F.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Stamles
[cite]