STAFA VELI


STAFA VELI
✤ (Platonicus, 1914-1939). Poet e prozator. Lindi në një familje atdhetare elbasanase. Ashtu si i vëllai Qemal Stafa, përqafoi që herët idetë demokratike e revolucionare. Në vitet 1932-1937 botoi në shtypin e kohës, si te revista «Bota e re» e Korçës poezi, tregime, portrete etj., që shquhen për tematikë shoqërore dhe frymë patriotike. Në vitin 1982 u botua përmbledhja me shkrimet e tij «Vepra letrare*. (A. Va.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Stafa Veli


[cite]