STANDARDET SHTETËRORE


STANDARDET SHTETËRORE
✤ (Stash). Dokumente .ligjore që përcaktojnë kërkesat, normat, përmasat, simbolet, karakteristikat dhe rregullat e standardizimit të detyrueshme për të gjitha organet shtetërore e ekonomike të vendit. Stashet miratohen nga Komiteti i Çmimeve dhe Standardeve pranë Këshillit të Ministrave, nga Ministritë dhe . institucionet e tjera qendrore, si edhe nga komitetet ekzekutive të KP të rretheve.

Në sistemin e Stasheve bëjnë pjesë edhe «kushtet teknike», të cilat miratohen sipas kritereve dhe kompetencave të caktuara me akte ligjore të veçanta. Kushtet teknike kanë të njëjtën vlerë ligjore si Stashet, por dallohen nga këto sepse janë të përkohshme dhe kanë fuqi vepruese vetëm në fazën fillestare të prodhimit të një produkti ose malli të caktuar.

(M. Ma.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Standardet Shtetërore


[cite]