STAROVA
✤ Fshat në rrethin e Beratit, në VP të qytetit në bregun e majtë të Osumit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Veterrik, Remanicë, Velabisht, popullsia gjithsej 4200. S. si vendbanim është e vjetër, përmendet si qendër e zhvilluar në shek. XVIII. Këshilli NÇ u ngrit në mars 1943, në korrik 1944 u bënë luftime të ashpra për çlirimin e fshatit. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. S. është qendër e koop. së bashkuar «V. I . Lenin», formuar më 1964. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, pambukut, duhanit, perimeve dhe fnitave. S. ka shkollë të mesme bujqësore, muzëiin, shtëpinë e kulturës, qendrën shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Starova


[cite]