STATISTIKA
✤ Shkencë shoqërore që merret me studimin sasior të dukurive masive të jetës së shoqërisë, duke parë kurdoherë edhe anën cilësore të tyre. Ajo siguron informacion të saktë, sistematik e periodik për të gjitha fushat e veprimtarisë ekonomike, shoqërore e shtetërore, duke
përfshirë çdo hallkë të tyre. Në RPS të Shqipërisë e tërë veprimtaria e S. kryhet nga organe të specializuara nga baza deri në qendër. Në këtë veprimtari një rol të veçantë luan Drejtoria e Statistikës në Komisionin e Planit të Shtetit. Për organizimin e forcimin e sistemit statistikor shtetëror kanë dhënë ndihmesë me veprimtarinë e tyre edhe Pasko Milo e Koco Skënderi.
(F. She.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Statistika
[cite]