STATUTET DHE KUSHTETUTAT E SHTETIT TË PAVARUR SHQIPTAR


STATUTET DHE KUSHTETUTAT E SHTETIT TË PAVARUR SHQIPTAR
✤ (1912-1939). Statuti i parë i shtetit të pavarur shqiptar ishte Statuti organik i Shqipërisë (shih) i hartuar në Vlorë nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (shih) më 10.4.1914 në bazë të vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dt. 29.7.1913. Megjithëse e shpallte Shqipërinë formalisht shtet sovran, të pandarë dhe asnjanës, Statuti organik ishte një hap prapa në krahasim me vendimet e Kuvendit të Vlorës, sepse njihte gjendjen e varësisë së Shqipërisë ndaj Fuqive të Mëdha, regjimin e kapitulacioneve dhe privilegje të tjera ndaj tyre. Në krye të shtetit do të vendosej një princ i huaj.

Statuti organik i Shqipërisë u shfuqizua nga Kongresi i Lushnjës (21.1.1920), i cili kundërshtoi çdo formë mandati ose protektorati të huaj mbi Shqipërinë dhe miratoi Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë. Në hazë të këtij dokumenti organ kryesor ishte Mbledhja Kombëtare (Kongresi). Prej saj zgjidheshin organet e tjera të larta të pushtetit: Këshilla e Naltë, që kishte të drejtë të formonte Kabinetin (Qeverinë); dhe Senati.

Në dhjetor të vitit 1922 Këshilli Kombëtar (Parlamenti) miratoi «Zgjerimin e Statutit të Lushnjës». Ai përmbante po ato parime që përshkonin edhe «Bazat e Kanunores…», por më të plota dhe më të sistemuara.

«Zgjerimi i Statutit të Lushnjës» sanksiononte pushtetin e parlamentit si organi më i lartë i pushtetit shtetëror, përeaktonte kompetencat e Këshillës së Naltë si kryetar shteti kolektiv dhe të Qeverisë. Atje u përcaktuan për herë të parë edhe parimet e ndërtimit të organeve gjyqësore si dhe të drejtat dhe liritë e shtetasve në shembullin e ku.shtetutave borgjeze.

«Zgjerimi i Statutit të Lushnjës» linte pa zgjidhur çështjen e formës së shtetit shqiptar, e cila do të përcaktohej më vonë nga Asambleja Kushtetuese bashkë me statutin e përhershëm.

Statuti themeltar i Republikës shqiptare. U miratua nga Kuvendi Kushtetues pas fitores së kundërrevolucionit më 1924. Ky kuvend përcaktoi formën politike të shtetit si republikë parlamentare me president A. Zogun dhe miratoi Statutin Themeltar të saj më 2 mars 1925.

Statuti sanksiononte nga pikëpamja juridike diktaturën e forcave më reaksionare feudo-borgjeze si dhe diktaturën vetjake të A. Zogut. Gjatë këtij regjimi «republikan» institucionet demokratike u likuiduan ose u vunë praktikisht nën kontrollin e presidentit të republikës, i cili kishte kompetenca shumë të gjera.

Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare. U miratua nga Asambleja Kushtetuese që u zgjodh më 1928 dhe e shpalli Shqipërinë «Mbretëri parlamentare» dhe A. Zogun «mbret të Shqiptarëve». Ajo miratoi edhe «Statutin Themeltar të Mbretërisë Shqiptare», i cili hyri në fuqi më 1.12.1928.

Me këtë statut u forcua diktatura vetjake e A. Zogut, i cili përqendroi në duart e tij pushte;:n më të lartë shtetëror. Ai, si mbret, ishte «i padhunueshëm dhe i papërgjegjshëm». Të gjitha organet e larta të pushtetit dhe të administratës shtetërore nuk ishin veçse leva të diktaturës së mbretit dhe të klasës çifligaro-borgjeze që ai përlaqësonte. Ky statut veproi deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7.4.1939.

(A. Lu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Statutet Dhe Kushtetutat E Shtetit Të Pavarur Shqiptar


[cite]