STATUTET E SHTETIT SHQIPTAR TË KOHËS SË PUSHTIMIT FASHIST


STATUTET E SHTETIT SHQIPTAR TË KOHËS SË PUSHTIMIT FASHIST
✤ Akte juridike kushtetuese me anën e të cilave pushtuesit fashistë italianë e gjermanë synonin të mbulonin pushtimin e Shqipërisë duke i dliënë kësaj pamjen juridike të një shteti gjoja sovran. «Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare», që nuk u miratua nga ndohjë asamble dhe as nga ndonjë organ tjetër shtetëror, u akordua drejtpërsëdrejti në qershor 1939 nga mbreti i Italisë, Viktor Emanueli.III, i cili ishte shpallur edhe «mbret ,i Shqipërisë». Statuti ishte hartuar duke shkrirë dispozitat e statutit italian me ato të statutit të monarkisë zogiste dhe sanksiononte varësinë e plotë të organeve shtetërore shqiptare nga Italia.

Pas kapitullimit të Italisë fashiste, administrata kuislinge që u ngrit në Shqipëri nga pushtuesit nazistë gjermanë, nëpërmjet të ashtuquajturit «Kuvend Kombëtar® vendosi, në tetor 1943, që të riviheshin në fuqi dispozitat e statutit të monarkisë zogiste të datës 1.12.1928, në rast se këto dispozita nuk vinin në kundërshtim me vendimet e «Kuvendit Kombëtar».

(L. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Statutet E Shtetit Shqiptar Të Kohës Së Pushtimit Fashist


[cite]