STATUTET E QYTETEVE MESJETARE
✤ Tërësi normash të shkruara e të kodifikuara, që rregullonin jetën e brendshme të qyteteve mesjetare dhe marrëdhëniet e tyre si komuna autonome ose të pavarura me zotërinjtë feudalë. Mbi bazën e tyre zgjidheshin dhe vepronin të gjitha organet e brendshme drejtuese të komunës, që kryenin detyra të caktuara me karakter legjislativ, administrativ, gjyqësor etj. (gjyqtarë, këshilltarë, noterë, zyrtarë etj.).
Në S. përeaktoheshin të drejtat dhe detyrat e qytetarëve të komunës, rregullat për shfrytëzimin e tokës pronë të komunës, parashikoi^eshin sanksione për respektimin rigoroz të tyre. Statuti kishte karakter klasor, ai siguronte sundimin e qytetit mbi fshatin dhe të fisnikëve të qytetit mbi shtresat e tjera të popullsisë së komunës. Ka të dhëna të shumta arkivore të shek. XIV-XVI për ekzistencën e S. të tilla në qytetet Durrës, Shkodër, Drisht, Ulqin, Tivar, por këto nuk kanë arritur të ruhen deri në ditët e sotme.
Një nga kushtet e para që paraqitën këto qytete kur kaluan nën sundimin e Venedikut, ishte pikërisht kërkesa për njohjen dhe respektimin e Statuteve të tyre për qeverisjen e vendit sipas normave të tyre. Çështja e mbrojtjes dhe e respektimit të S. u bë strumbullar i luftës së qyteteve për të drejtat e tyre politiko-ekonomike kundër pushtetit dhe qeveritarëve venedikas. Me kalimin nën sundimin osman, qytetet humbën autonominë, rrjedhimisht edhe S. e tyre. (L. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Statutet E Qyteteve Mesjetare