STATUTI I KËSHILLAVE NACIONALÇLIKIMTARË


STATUTI I KËSHILLAVE NACIONALÇLIKIMTARË
✤ Akt me karakter programatik i miratuar nga Konferenca II NÇ në Labinot më 4-9 shtator 1943, i cili zgjeroi dhe konkretizoi platformën e pranuar nga Konferenca e Pezës. Në S. theksohej se qëllimi i Lëvizjes ANÇ dhe i këshillave NÇ ishte lufta jo vetëm për çlirimin nga ^zgjedha fashiste, por edhe për një Shqipëri të pavarur, demokratike e popullore. Këshillat NÇ cilësoheshin si «bërthama e pushtetit politik të popullit shqiptar», njëkohësisht . përcaktohej se «pas zhdukjes së sundimit të huaj populli do të zgjedhë vetë formën e regjimit». Në përputhje me synimet imediate të revolucionit popullor, në S. përcaktohej se «pasuria private si dhe iniciativa private në industri dhe në. ekonomi mbeten të paprekura» dhe se «nuk bëher* ndryshime radikale në jetën sociale (zakone etj.j dhe në organizimin e punës». Krahas kësaj S. sanksionoi krijimin e bërthamës së pronës së ardhshme shtetërore. d.m.th. të bazës ekonomike të shtetit shqiptar të pavarur, demokratik popullor, duke përcaktuar se «pasuritë komunale dhe ato itë shtetit konsiderohen si pasuri të këshillave nacionalçlirimtarë të territorit përkatës. Privatët s’mund të përzihen në asnjë mënyrë në këtë pasuri». S. i K. NÇ bën pjesë në aktet themelore politike e juridike të dala gjatë Luftës ANÇ që kanë karakter kushtetues. (S. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Statuti I Këshillave Nacionalçlikimtarë


[cite]