STEFANI SIMON
✤ Një nga udhëheqësit e Partisë zhs të shtetit, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH nga Kongresi VIII (1981) dhe sekretar i KQ të PPSH (1979). Lindi në Përmet më 3.1.1929. Në moshë shumë të re mori pjesë në rindërtimin e kantierit vajguror të Kuçovës (sot Qyteti Stalin), në gjirin e klasës punëtore u rrit dhe u kalit si punëtor revolucionar dhe si kuadër i vendosur për çështjen e Partisë. Anëtar i PPSH më 1952. U ngarkua me detyra të rëndësishme në indusrrinë e naftës dhe në organizatat e Partisë. Nënirejtor e drejtor në ndërmarrjet e naftës, nënirejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Kërkimeve të Naftës, sekretar i parë i KP në rrethin e Parmetit e të Tiranës (1972-1979). Anëtar i KQ të PPSH dhe kandidat i Byrosë Politike të KQ të PPSH në Kongresin VII (1976). Ka dhënë e jep një ndihmesë të madhe për forcimin e Partisë, të shtetit të diktaturës së proletariatit dhe të ekonomisë socialiste, ka luftuar me vendosmëri për mbrojtjen e vijës marksiste-leniniste të PPSH kundër imperializmit, revizionizmit modern dhe ajithë armiqve të brendshëm e të jashtëm.
Deputet në Kuvendin Popullor në legjislaturën e pestë (1962), në të gjashtën (1968), në të nëntën (1978) dhe të dhjetën (1982).
(S.V.-M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Stefani Simon
[cite]