STEGOPULI


STEGOPULI
✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (L), në skajin J të malit të Lunxhërisë. Bën pjesë zë fshatin e bashkuar Asim Zeneli (shih). Në S. ka lindur Urani Rumbo (shih). Në fëmijërinë e tij ka banuar për disa kohë në S. shoku Enver Hoxha. Këshilli NÇ u formua më 23.12.1942. Më 21.2.1943 në S. u bë mbledhja e arsimtarëve antifashistë të qarkut, më 15.7.1943 u formua Çeta e Rinisë dhe më 28.8.1943 batalioni «Misto Mame». Kolektivizimi u përfundua në mars 1957. S. bën piesë në koop. e bashkuar «Asim Zeneli». Ka drejtim kryesor rritjen e bagëtive të imëta,

drithërat dhe pemëtarinë. S. ka shkollë të ciklit të ulët të 8-vjeçares. vatër kulture, muze,

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Stegopuli


[cite]