STOLITË


STOLITË
✤ Elemente zbukurimi, përgjithësisht me:alike, që plotësonin veshjen popullore; sidomos ne raste festash, dasme ose ceremonish të tjera. Viheshin në kokë (kurora, zbukurime balli e bëmthash, vathë), në qafë (gjerdanë, fytje) në gjoks (sumbulla, qostekë, pafta), në bel (tokëza, rreza argjendi, vargonj) dhe S. në duar (unaza, byzylykë). Punoheshin S. prej ari ose të lara në ar, prej argjendi ose përzierjesh të tjera, me rruaza etj. Në S. metalike popullore përdoreshin shumë edhe monedhat. Disa nga S. që plotësonin kostumin fshatar të grave ruanin edhe një funksion magjik. Në cilësinë e sasinë e S. pasqyrohej diferencimi klasor i shoqërisë shqiptare të kohës.

Kanë interes etnik e kombëtar sidomos disa Hoje vathësh (p.sh. vathët karakteristikë të ilirditës), vargoi i brezit, një zbukurim tipik i grave të Malësisë së Madhe, disa lloje tokëzash e sumbullash etj., të cilat dëshmojnë për tradita të hershme dhe lidhje gjenetike me S. ilire. 3. janë shumë herë objekte me vlera të rralla, xë punuara me shije të hollë, që dëshmojnë për aftësitë e mjeshtërve argjendarë dhe për kërkesat estetike të bartësve.

(A. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Stolitë


[cite]