STOMATGLOGJIA


STOMATGLOGJIA
✤ Degë e mjekësisë që merret ae sëmundjet e gojës, të dhëmbëve, nofullave dhe indeve të buta rreth tyre. Ka tri degë kryesore: terapinë, kirurgjinë dhe ortopedinë stomatologjike. Kohët e fundit janë zhvilluar edhe degë të reja, si terapia stomatologjike për fëmijë, parodontologjia dhe ortodoncia.

Në Shqipëri para Çlirimit nuk kishte shërbim të organizuar stomatologjik, punonin 57 dentistë privatë shumica pa arsim profesional të plotë. Fër shkak të çmimeve të larta, shumica e popullsisë u drejtohej për heqjen e dhëmbëve sherahëve e berberëve.

Pas Çlirimit me shtetëzimin e klinikave private më 1948 u ngrit shërbimi stomatologjik. Pranë Fakultetit të Mjekësisë u hap dega e stomatologjisë (1959) ku filloi të përgatitet kuadri : lartë, kuadri i mesëm përgatitet në shkollat mjekësore.

Shërbimi stomatologjik është shtrirë në të gjithë vendin me klinika dentare, si dhe në të gjitha shkollat, ndërmarrjet e prodhimit, minierat dhe në të gjitha qendrat e fshatrave të bashkuara.

Specialiteti i kimrgjisë stomatologjike u kri;ua më 1960 dhe u zhvillua sidomos me hapjen e klinikës stomatologjike të Fakultetit të Mjekësisë më 1963. Sot reparte të kirurgjisë stomatologjike kanë të gjitha poliklinikat dentare të rretheve.

Ortopedia stomatologjike merret me mjekimin dhe parandalimin e çrregullimeve anatomike e runksionale të aparatit përtypës dhe zëvendësimin e dhëmbëve të humbura. Me rregullimin e anomalive të dhëmbëve e të nofullave tek fëmijët merret ortodoncia. Para Çlirimit vetëm pak denlistë përgatitnin disa lloi protezash. Sot shërbimi ortopedik stomatologjik është shtrirë deri në klinikat dentare të qendrave të fshatrave të bashkuara.

Vëmendje e veçantë në fushën e S. i është kushtuar kariesit të dhëmbëve. Bëhet fluorizimi i të gjithë fëmijëve të moshës shkollore e parashkotlore me rezultate të mira. Për zhvillimin e kësaj dege të mjekësisëi kanë ndihmuar me veprimtarinë e tyre Skënder Topulli, Xhevdet Asllani, Gaqo Qano etj.

(Dh. Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Stomatglogjia


[cite]