STIMULI MORAL
✤ Vlerësim shoqëror dhe shtetëror i veprimtarisë krijuese të punonjësve të daIluar të fushave të ndryshme për kryerjen me cilësi të lartë të detyrave; faktor nxitës që çdo punonjës të arrijë përfundime sa më të mira në veprimtarinë politike, ekonomike, kulturore clhe shoqërore. S. M. buron nga tërësia e marrëdhënieve socialiste në prodhim, zbatohet i ndërthurur dhe i harmonizuar me stimulin material (shih), duke ruajtur kurdoherë përparësinë ndaj tij.
S. M. u jepet individëve dhe kolektivave punonjëse nga organet shtetërore, organizatat ekonomike dhe ato shoqërore, sipas kritereve të caktuara, për realizimin e tejkalimin e detyrave të planit të shtetit në sasi e cilësi, për ruajtjen e pronës socialiste, për përmirësimin e teknikës e të teknologjisë, për zbatimin e të rejave të shkencës e të teknikës në prodhim etj., për arritje të shquara në fushën e letërsisë, artit, teknikës e shkencës, për veprimtari shoqërore etj.
S. M. realizohet në forma të ndryshme: jepen çmime si Çmimi i Republikës (shih); jepen tituj nderi (shih); bëhen dekorime (shih) me medalje e urdhra pune etj.; për të dalluarit në garat e Hualacionit socialist jepen «Fletë nderi», «Fletë_SYdërime», «Flamuj të kuq» qarkullues etj. dhe rrmj si «Sulmues», «1 dalluar në emulacionin aocialist® «Brigadë e rendimenteve të larta» etj.
(M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Stimuli Moral