STRUMI
✤ Fshat në rrethin e Fierit (L), në krahun e majtë të rrugës Fier-Berat. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Arapaj, Suku i Sipërm, Suku i Poshtëm, Velmishi, popullsia gjithsej 6610. Këshilli NÇ në S. u ngrit në shkurt 1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1949 dhe më 1963 u kthye në koop të bashkuar. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, të pambukut e të fasules. S. ka shkollë S-vjeçare qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Studenti» (1967). Gazetë e përdyjavshme, organ i Komitetit të BRPSH të UT «Enver Hoxha». Numri i parë doli më 1.5.1967, si vijim i gazetës Universiteti Shtetëror i Tiranës. Pasqyron veprimtarinë dhe jetën e studentëve, boton edhe pjesë nga punimet dhe nga krijimtaria letrare e studentëve.
(Sh. O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Strumi
[cite]