STRUGA
✤ Qytet, qendër e komunës me të njëjtin emër në RS të Maqedonisë. S. shtrihet në bregun V të Liqenit të Ohrit, ku buron Drini i Zi, në mes të fushës me të njëjtin emër që kufizohet nga malet e Jabllanicës, Belicës, Mokrës dhe Karaormanit. Sipas regjistrimit të vitit 1981 komuna kis’nte rreth 58.000 banorë, nga të cilët 23.000 ishin shqiptarë.

Rrethi i S. bën pjesë në rajonet në të cilat ka banuar në lashtësi fisi ilir i enkeleasve. Përmendet në burimet bizantine të shek. XI, ndërsa në shek. XVI njihej si treg i drithit që eksportohej deri në Lezhë. E. Çelebiu përmend në shek. XVII Ustrugën buzë liqenit. Në gjysmën e dytë të shek. XIX shndërrohet në një qendër të rëndësishme tregtare e zejtare me rreth 550 shtëpi dhe 236 dyqane, që lidhej me qjdetet e Shqipërisë së Mesme.

Përfaqësuesit e popullsisë së Strugës mofën pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës (1912), që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Po në hëtë vit qyteti dhe rrethi i tij u pushtuan nga ushtria serhe dhe më 1913 iu aneksuan Mbretërisë së Serbisë.

Popullsia e S. dhe e rretheve të saj mori pjesë në kryengritjen antiserbe të shtatorit të vitit 1913. Gjatë sundimit të borgjezisë serbomadhe popullsia shqiptare iu nënshtrua një shtypjeje të egër kombëtare. Në vitet e Luftës II Botërore S. me 5.000 banorë u përfshi si qendër nënprefekture në zonën italiane të pushtimit.

Struga është edhe sot një nga komunet e prapambetura në R. S. të Maqedonisë. Baza e ekonomisë së saj është bujqësia. Fabrika e trikotazhit, punishtet e konfeksioneve, e qelq-plastikës, dhe ajo e drurit nuk janë në gjendje t’i sigurojnë punë popullsisë së komunës. Ka rreth 2500 emigrantë ekonomikë me punë jashtë Jugosllavisë.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Struga


[cite]