STUDIA ALBANICA
✤ (1964). Revistë shkencore gjashtëmujore, organ i Akademisë së Shkeneave të RPSSH. Numri i parë doli më 1964 si botim i Institutit të Historisë e të Gjuhësisë të UT. Nga viti 1972 është botim i Akademisë.
S.A. bën të njohura në botën e jashtme arritjet e shkencave shoqërore shqiptare në fushën e historisë, të gjuhësisë, të historisë së letërsisë e të artit, të folklorit, etnografisë, arkeologjisë, ekonomisë etj., si edhe arritjet e studiuesve të huaj në fushën e albanologjisë. Përveç studimeve e artikujve, paraqet dokumente e materiale, kritikë e bibliografi. Pasqyron veprimtaritë kryesore shkeneore në RPSSH në fushën e shkeneave shoqërore. Lënda botohet kryesisht në gjuhën frënge; artikujt e studiuesve të huaj jepen edhe në gjuhë të tjera. (J. Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Studia Albanica
[cite]