STUDIME ETIMOLOGJIKE NË FUSHË TË SHQIPES


STUDIME ETIMOLOGJIKE NË FUSHË TË SHQIPES
✤ Vepër themelore në fushën e studimeve etimologjike të gjuhës shqipe, hartuar nga Eqrem Çabej. Disa pjesë të kësaj vepre u botuan me titullin «Studime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe» që nga v. 1960 deri më 1963 në revistën «Buletin i Universitetit të Tiranës, seria shkencat shoqërore» dhe më pas (1964-1968) në revistën «Studime filologjike». Rezultatet e plota të punës së vet shumëvjeçare në fushë të etimologjisë E. Çabej kishte menduar t’i botonte në disa vëUime. Vëllimi II, që përmban etimologji të fjalëve me shkronjat A dhe B, u botua në 1976 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave. Vëllimi I (1982) përmban një studim përgjithësues ku, pasi bëhet një vlerësim kritik i studimeve etimologjike të kryera deri në atë kohë në gjuhën shqipe, parashtrohen parimet teorike tek të cilat mbështetet autori në punën e vet në këtë fushë dhe metodat që ka përdorur. Krahas kësaj autori paraqet edhe një varg përfundimesh kryesore rreth përbërjes dhe shtresimit historik të leksikut të shqipes, si edhe rreth raportit të leksikut të huazuar ndaj leksikut vendas në sfera të ndryshme. Ky vëllim ka edhe bibliografinë e plotë të veprës «Studime etimologjike në fushë të shqipes»,

Vdekja e parakohshme nuk e la autorin të përfundonte veprën e tij. Ai arriti të përpunonte në variantin e fundit etimologji të fjalëve që fiIlojnë me shkronjat C, Ç, D, Dh, E, Ë dhe pjesërisht me shkronjën F. Puna e lënë prej tij po përgatitet për botim nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave.

(S. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Studime Etimologjike Në Fushë Të Shqipes


[cite]