TË ARDHURAT SHTETËRORE


TË ARDHURAT SHTETËRORE
✤ Përfaqësojnë fondet monetare të centralizuara në duart e shtetit (në buxhet) në formën e së ardhurës neto të përgjithshme të shtetit, të tepricës së të ardhurës neto të shtesës mbi paga për sigurime shoqërore, së ardhurës neto të centralizuar nga kooperativat bujqësore si dhe atë pjesë të së ardhurës neto të ndërmarrjes që mbetet në dispozicion të saj për t’u përdorur sipas planit për nevojat e brendshme. Në të A. Sh. bëjnë pjesë fondi i amortizimit për investime dhe një pjesë e të ardhurave që realizohet nëpërmjet tarifave të shpërblimit të punës së SMT-ve.

Në rendin tonë socialist si burim i të A. Sh. shërben e ardhura neto e shoqërisë që krijohet në sektorin socialist të ekonomisë, kurse në vendet kapitaliste, borgjeze e revizioniste, burimi kryesor i të A.Sh. janë tatimet e taksai që paguan popullsia dhe emetimi i kartëmonecthës mbi nevojat e qarkullimit ekonomik. Të A.Sh. në vendin tonë përdoren për zhvillimin me ritme të shpejta të ekonomisë, për ngritjen e mirëqenies materiale e kulturore të punonjësve fhe për fuqizimin e mbrojtjes. Këto të ardhura ;snë rritur e rriten vazhdimisht krahas me furlzimin e ekonomisë socialiste.

(S. Hi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Të Ardhurat Shtetërore


[cite]