TË ARDHURAT REALE


TË ARDHURAT REALE
✤ Përfaqësojnë sasinë e përgjithshme të mallrave të konsumit që blejnë e të shërbimeve që realizojnë punonjësit me pagesë dhe falas nga fondi shoqëror i konsumit. Në RPS të Shqipërisë të A. R. rriten vazhdimisht si rrjedhim i shtimit të të ardhurave nominale, qëndrueshmërisë dhe uljes së çmimeve me pakicë të mallrave e të shërbimeve si dhe të shtimit të fondit shoqëror të konsumit. Si rrjedhim i veprimit të përhershëm të tërësisë së faktorëve të mësipërm, në pesëvjeçarin e 7-të (1981-1985) të A. R. për frymë të popullsisë do të rriten 8-10%.

(As.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Të Ardhurat Reale


[cite]