TËRFILET


TËRFILET
✤ (Trifolium L.) Bimët barishtore foragjere një-ose shumëvjeçare, të familjes bishtajore (Leguminosae), me gjethe treshe, me lule të Vendosura në kokëza të shkurtra, me bishtaja të vogla me fara të imëta. T. janë ndër burimet foragjere më të lashta në bujqësinë e vendit, me afro 60 lloje. Nga T. më të përhapura janë T. aleksandrin (Trifolium alexandrinum), që mbillet nga 1958 si hasëll vjeshte në zonën e ngrohtë të vendit; T. nëntokësor (T. subterraneum), i përhapur vetëm në kullota; T. mishatak ose i kuq (T. incarnatum), i zonës së ngrohtë; T„ persian (T. resupinatum) në kullota dimërore.. Krahas T. njëvjeçare kultivohen dhe T. shumëvjeçare: T. livadhor (T. pratense) kudo në bimësinë spontane e me përhapje në rritje si bimë e kultivuar me jetëgjatësi prodhuese 2-3 vjeçare; T. zvarritës (T. repens); T. hibrid (T. hybridum) ndodhet pak në bimësinë tonë spontane, i qëndron të ftohtit e pak thatësirës. Mbillen rreth 10000 ha. toka bujqësore, kryesisht T. aleksandrin e më pak livaahor. T. përdoret si njomishte e silazh. Përmbajnë 18-24% lëndë të thatë e 3-4.7% proteina (si njomishte), ka afro 0.2 njësi ushqimore. (A. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tërfilet


[cite]