TËRKUZA


TËRKUZA
✤ Lumë, degë e Ishmit, që shtrihet në VP të rrethit të Tiranës dhe në J të rrethit të Krujës, me gjatësi 44.1 km. e sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 182 km2. Në pjesën e sipërme T. ka shtrat të gjerë me degëzime të shumta deri në grykën e Buvillës në Shkëmbin e Bardhë, ku pret masivin gëlqeror dhe formon një kanion të vërtetë me zgjatje 2.5 km, me shpate të pjerrëta, shtrat të ngushtë që vende-vende arrin deri në 3-4 m. Këtu dalin edhe burimet karstike të Buvillës. Bashkohet me Lumin e Tiranës në Larushk ku ka prurje mesatare 6.74 m3/sek duke formuar

e Gjoljes. Në pjesën e poshtme nuk ka ujëndarje me lumenjtë fqinjë të Tiranës dhe të Zezës dhe gjatë plotave të mëdha ujërat e tjue bashkoheshin duke përmbytur fushën përreth. Me ndërtimin e një sistemi mbrojtës me penda u mënjanuan përmbytjet nga ujërat e larta të këtyre lumenjve.

(RS.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tërkuza


[cite]