TAKA OSMAN
✤ (1848-1887). Veprimtar i Lidhjes shqiptare të Prizrenit. Lindi në Konispol. Në periudhën e Lidhjes shqiptare ishte një nga krerët e
saj në jug dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe për vetëqeverisjen e vendit. Autoritetet osmane e ndoqën, e burgosën dhe pastaj e vranë në Konispol. Ka qenë valltar i njohur dhe një valle çame njihet me emrin e tij. (I. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Taka Osman
[cite]