TAKE ALUSH


TAKE ALUSH
✤ (1869-1937). Veprimtar i Lëvizjes Kombëtare. Lindi në Konispol. Ndoqi shkollën turke të Manastirit. Më 1908 u bë anëtar i shoqërisë kombëtare «Vëllazëria» të Filatit; në kryengritjen e vitit 1911, ishte një ndër veprimtarët e saj në jug të vendit. Më 1913-1914 luftoi me çetën e tij për mbrojtjen e vendit nga agresioni i forcave shoviniste greke dhe mbështeti qeverinë kombëtare të Vlorës. Vazhdoi veprimtarinë e tij kundër pushtuesve italianë dhe mori pjesë në Luftën e Vlorës (shih) në krye të një çete nga Konispoli. Mbajti qëndrim antizogist. (I. H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Take Alush


[cite]