TASHKO GAQO
✤ (1905-1967). Organizator dhe studiues në fushën e bujqësisë, inxhinier agronom, profesor. Lindi në një familje me tradita patriotike. Studimet e larta për agronomi i kreu në Vjenë. Si gjatë studimeve edhe më pas ishte anëtar i grupeve antizogiste e antifashiste.
Pjesëmarrës i Luftës ANÇ, anëtar i PPSH më 1949. Pas Çlirimit ishte Ministër i Bujqësisë dhe Ministër i Pyjeve, deputet në Kuvendin Popullor, rektor i Institutit të Lartë Bujqësor (1958-1967). Si specialist agrobotanist është marrë me përeaktimin e veçorive agrobotanike të disa bimëve si gruri, misri, soja, vinja etj., me seleksionimin dhe me masat agroteknike për rritjen e tyre. Për merita gjatë Luftës ANÇ dhe në ndërtimin socialist të vendit, është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme nga Kuvendi Popullor.
(M.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tashko Gaqo
[cite]