TARAZHI
✤ Fshat në rrethin e Mirditës, në JL të qytetit të Rrëshenit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Kodër Rrëshen e Sheshaj, popullsia gjithsej 2235 banorë. Në VL të tij, në Kodër Rrëshen ruhen rrënojat e një kalaje antike. U çlirua në tetor 1944. Këtu ishin martuar Heroinat Marta e Prenda Tarazhi. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1964. T. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër, e formuar më 1968. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e rritjen e perimeve dhe të pemëve frutore. Rriten sidomos bagëtitë e imëta. T. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, muze, njësi të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tarazhi
[cite]