TASHKO KOÇO TEFTA


TASHKO KOÇO TEFTA
✤ (1910-1947). Artiste e shquar, soprano lirike, Artiste e popullit (pas vdekjes). Lindi në Fajum të Egjiptit, i ati ishte atdhetari Athanas Tashko (shih). Studimet për kanto i filloi në Francë, në qytetin Monpelje më 1927 dhe i vazhdoi në Paris më 1930 në Institutin e lartë të muzikës. Në vitet 1931-1932 mori pjesë në konkurset e organizuara nga Konservatori i Parisit, nga «Opera Komike» ku debutoi ‘ me rolin e Baterflait dhe u vlerësua për cilësitë e saj voiale-interpretative. Regjimi obskurantist i A. Zogut ia ndërpreu bursën më 1933. Veprimtarinë ioncentrale në Shqipëri e filloi më 1935. Dha ioncerte me shumë sukses në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë, Kavajë. E —ijoi atë edhe gjatë pushtimit fashist, duke ngjaLnr patriotizmin në zemrat e popullit. Më 28 rëntor 1944 mori pjesë në koncertin me rastin e çlirimit të Shqipërisë. Si pjesëtare e grupit të rrtistëve lirikë pranë Teatrit të Shtetit në Tiraaë, dha një numër të madh koncertesh. Më 1545 me ftesë të Teatrit të Operës së Beogradit, këndoi në operat «Berberi i Sevilies» dhe «Bobsma» në rolet e Piozinës e Mimisë, për të cilat u cilësua nga shtypi i vendit si një këngëtare e rangut të lartë. Me hapjen e shkollës së parë muzikore në Shqipëri (1946) T. K. nisi të japë nësime në degën e kantos, por një sëmundje e rëndë e ndërpreu aktivitetin e saj. T. K. u shqua veçanërisht për interpretimin e këngëve popullore shqiptare të stilizuara, të tilla si «Kroi i fshatit mnë, «Asaman o syri i zi», «Fryn veriu në Mal të Thatë» e këngë të mirëfillta si «Zare, rrëndafile», «Kur më vjen burri nga stani»,
T. K. zotëronte një zë me cilësi timbrike të klasit të parë, me shtrirje diapazonale prej dy rktavash e gjysmë, që dallohej për ngjyrën e riltër e të ëmbël, për vibrim të natyrshëm. Këto aftësi bashkë me nivelin profesional i krijonin inundësi të interpretonte pa vështirësi edhe repertorin e sopranove kolorature të tillë si Rozinës (Rosini, «Berberi i Sevilies»), Lakme (Delib, ;Lakme») edhe të atyre lirike si të Mimisë e Çio-Çio-Sanit (Puçini, «Bohemë», «Madamë Batër’ Eaj»). Mënyra individuale e interpretimit nga -. K. veçanërisht të këngëve të përpunuara e të shlizuara popullore, ka krijuar një traditë interpretuese vokale.r

(H. St.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tashko Koço Tefta


[cite]