TEAKTORI


TEAKTORI
✤ Makinë bujqësore vetiëvizëse që përdoret në punime të ndryshme bujqësore. Sipas sistemit të ecjes ka. T. me rrota dhe me zinxhirë. T. me Jy dhe katër rrota motorike (kryesisht me Traktorët ‘e parë’ të prodhim.it shqiptar goma) janë me përdorim universal; T. me zinxhirë janë më pak universalë, përdoren për punime të rënda, në toka të vështira dhe me pjerrësi.

Në prag të Çlirimit në Shqipëri kishte vetëm 30 T. (me 15 kf). Në krahasim me v. 1960 numri i tyre u rrit 4 herë më 1980. T. i parë shqiptar i unifikuar me 75 kf me zinxhirë për punime bujqësore u prodhua më 1979 në kombinatin • e autotraktorëve «Enver Hoxha», sot prodhohet në seri. T. si dhe makinat bujqësore janë pronë e shtetit dhe administrohen nga SMT-të për punime në koop. bujqësore, ndërsa për punime në ndërmarrjet bujqësore administrohen nga vetë ndërmarrjet.

(Xh. Shk.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Teaktori


[cite]