THËLLËZA


THËLLËZA
✤ Shpend i familjes së fazanëve (Phasianidae), që në Shqipëri ndeshet në dy lloje Th. e malit (Aleetoris graeca, Meish.) dhe Th. e fushës (Perdix perdix L.).

Th. e malit është më e njohura dhe më e përhapura. Ka trup të gjatë 35 cm dhe peshë 450-700 gr, puplim të përgjithshëm të përhimë në të kuqërremtë, gushë të bardhë me një rrip të zi dhe sytë, sqepin e këmbët të kuqe.

Th. e fushës është më e vogël me trup 30 cc të gjatë dhe peshë 375-450 gr; ka puplim të për’nimë në kafe, me lara, më të çelura në anëz e poshtme. Mashkulli dallohet nga një njollë e errët në trajtë patkoi në anën barkore.

Th. është shpend i përhershëm i përhapur në Evropë e Azi. Jeton deri 20 vjet. Tb. e mali: jeton në zonat kodrinore e malore të Shqipërisë. në vende gurishtore me shkurre dhe me bims barishtore të rralla. Th. e fushës është shpend tipik i zonave bujqësore e veçanërisht i fushave të gjera të kultivuara të Ultësirës Perëndimore. Në lartësitë (në Korçë, Kolonjë, Peshkopi e gjetkë rrallë herë takohen të dy llojet në mjedise të njëjta. Th. pjell 8-19 vezë të cilat i ngroh për rreth 24-25 ditë. Th. është objekt i rëndësishërc i gjuetisë sportive. Th. e malit mbahet edhe ne kafaze si zog këngëtar, Th. e fushës rritet edh? në kushte artificiale.

(F.L.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Thëllëza


[cite]