TEMO IBRAHIM


TEMO IBRAHIM
✤ (1885-1945). Veprimtar i dalluar i Fflindjes Kombëtare. Lindi në Strugë në një familje me origjinë nga Mati. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, kurse shkollën e mesme dhe fakultetin e mjekësisë në Stamboll. Qe një nga nismëtarët dlie veprimtarët e lëvizjes kombëtare-borgjeze të «turqve të rinj» (shih: xhonturqit) kundër regjimit despotik të sulltan Abdyl Hamitit II. Bashkë me tre shokë të tjerë, më 1889 formoi në Stamboll komitetin e parë monturk me emrin «Bashkim dhe Përparim» Irtihad ve Terakki). Për veprimtarinë e tij rsvolueionare I. T. u burgos dhe më pas u dëmia me vdekje (në mungesë) nga qeveria osmane. I ndjekur nga sulltani, u detyrua të largohet, ma gjithë familje, nga Turqia (1895) në Rumani, =3 vazhdoi të punojë në të mirë të lëvizjes së

turqve të rinj dhe sidomos të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

U shqua si veprimtar i shoqërive patriotike shqiptare të Rumanisë, ku dha një ndihmesë të madhe në luftën për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha osmane. Mori pjesë në hartimin e peticioneve e memorandumeve dërguar Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit dhe kolonitë e tjera të mërgimit më 1896-1906 ku kërkohej’ autonomia e Shqipërisë dhe ruajtja e tërësisë së trojeve shqiptare nga rreziku i coptimit.

Pas shpalljes së kushtetutës më 1908 iu kundërvu politikës antishqiptare shkombëtarizuese të xhonturqve dhe hyri në konflikt me ta. Më 1912 gjatë zgjedhjeve të reja në parlamentin turk rrethet atdhetare shqiptare e propozuan kandidat për deputet në parlamentin turk. Pas Shpalljes së Pavarësisë u Vu në mbrojtje të shtetit shqiptar. Së bashku me atdhetarë të tjerë të kolonisë shqiptare të Rumanisë, u drejtoi Fuqive të Mëdha një varg protestash për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar dhe të tërësisë së trojeve të tij, kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje.

Më 1914 erdhi në Shqipëri si mjek në krye të një ekipi sanitar, për të luftuar malarien. Si i dërguar i shqiptarëve të Rumanisë mbrojti me forcë çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris (1919). Në Rumani I. T. shkroi kujtimet e veta mbi lëvizjen xhonturke. Vdiq në Mexhidie (Rumani).

(Z. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Temo Ibrahim


[cite]