TEMPERATURA E AJRIT
✤ Temp. e matur me një termometër të mbrojtur nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor.
Në Shqipëri T. e A. ka ndryshime të shumta. Në përgjithësi, T. ulet duke shkuar nga J në V dhe nga P në L T. e A. mesatare vjetore më të larta i ka pjesa P (16°-17°C) dhe në veçanti bregdeti Jonian (17°-18°C), ndërsa më të ultat i ka pjesa V dhe VL (10°-11°C), kurse në lartësinë rreth 1000 m vrojtohen vlera edhe më të ulëta (7-8°C). Për gjithë territorin e vendit muaji më i ftohtë është janari, me temp. mesatare nga 10°C (Himarë) deri 2.7°C (Vermosh). Muaji më i nxehtë është korriku ose gushti me temp. mesatare që lëkundet nga 25.9°C (Sarandë) deri 16.8°C (Vermosh). Stina e vjeshtës paraqitet më e nxehtë se ajo e pranverës. Gjania vjetore e ndryshimit ndërmjet T. se A. më të lartë dhe T. së A. më të ulët lëkundet nga 14.1°C (Himarë) deri në 22.1°C (Kukës).
Vlerat më të larta dhe më të ulta të T. së A. të regjistruara në Shqipëri janë: +43.9° e vrojtuar në 18.7.1973 në Q. Stalin dhe —25.8° e vrojtuar në 27.1.1963 në Sheqeras (Korçë).
(S.J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Temperatura E Ajrit